Hoti-Qeverisë Kurti: Me demagogji s’mund të qeveriset një shoqëri demokratike, fundin e keni afër

14:43 | 29 Gusht 2023
hoti-qeverise-kurti:-me-demagogji-s’mund-te-qeveriset-nje-shoqeri-demokratike,-fundin-e-keni-afer

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar edhe njëherë ndaj qeverisë Kurti.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook duke iu referuar qeverisë Kurti demagog ka shkruar se me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike.

Sipas tij, kjo qeveri fundin e ka afër.

Postimi i tij i plotë:

Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.

Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër./Front Online

Komento: