Hoti reagon pas konfirmimit të rastit të 21-të me koronavirus në Kosovë

00:00 | 20 Mars 2020

Hoti ka reaguar pas konfirmimit të rastit të 21-të me koronavirus në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas rastit të parë me koronavirus të paraqitur në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Hoti ka thënë kryetarëve të komunave ku janë paraqitur rastet e para me koronavirus se së bashku do ta kalojmë këtë situatë.

“Sonte u konfirmua nje rast ne Janjeve te Lipjanit. Dua t’i them Kryetarit Ahmeti dhe familjes se personit te prekur nga covid-19 se do ta kalojme se bashku kete situate. Do jemi me juve, ashtu siç do jemi edhe me Kryetarin e Vitise Sokol Haliti, te Klines Zenun Elezaj, te Malisheves Ragip Begaj, te Podujeves Nexhmi Rudari dhe kudo ku paraqiten rastet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hotit:

Sonte u konfirmua nje rast ne Janjeve te Lipjanit.

Dua t’i them Kryetarit Ahmeti dhe familjes se personit te prekur nga covid-19 se do ta kalojme se bashku kete situate.
Do jemi me juve, ashtu siç do jemi edhe me Kryetarin e Vitise Sokol Haliti, te Klines Zenun Elezaj, te Malisheves Ragip Begaj, te Podujeves Nexhmi Rudari dhe kudo ku paraqiten rastet.
I vetedijshem se jo gjithmone jemi ne gjendje te plotesojme te gjitha nevojat siç kerkohet nga ju. Mjeket po bejne perpjekje te medha per tu organizuar sa me mire per tu marre me situaten aktuale dhe qe mund te paraqitet.
Zoti na ndihmofte te gjitheve ta kalojme sa me pare dhe t’i kthehemi jetes normale, me te mirat e veshtiresite qe ka ajo.

Komento: