Hoti reagon pas zgjedhjes së Mustafës në krye të LDK-së

17:59 | 03 August 2019

Isa Mustafa u zgjodh edhe njëherë Kryetar i LDK-së.

Shefi i deputetëve të LDK’së, Avdullah Hoti, përmes një reagimi në profilin zyrtar ka shprehur alegrinë e tij pas zgjedhjes së Isa Mustafës edhe për një mandat në krye të partisë.

Ai në këtë reagim ka publikuar edhe disa fotografi, në të cilat ka veçuar deputeten Vjosa Osmani, dhe liderin e rizgjedhur të partisë, Isa Mustafën.

Hoti thotë se së bashku me të gjithë brezat në LDK, do të shkojnë drejt qeverisjes së ardhshme me Kosovën për 8 vite.

“Bashkë drejt fitores, të gjithë pa përjashtim, të gjithë brezat, të gjitha strukturat, të gjitha degët nga Dragashi deri ne Podujeve e nga Peja deri në Kamenicë.Do t’i japim Kosovës një qeverisje qe i duhet ne tetë vitet e ardhshme”, ka shkruar Hoti.

Isa Mustafa është zgjedhur sot në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës për herën e dytë radhazi. Të pakënaqur në rizgjedhjen e Isa Mustafës kanë qenë , Fatmri Sejdiu e Melihate Termkolli.

Komento: