Hoti: Refuzimi i gazit amerikan, agjendë antiamerikane që minon qëndrueshmërinë e Kosovës

16:20 | 22 Qershor 2026
hoti:-refuzimi-i-gazit-amerikan,-agjende-antiamerikane-qe-minon-qendrueshmerine-e-kosoves

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar sërish për kërkesën e SHBA-së që Kosova të bëhet pjesë e projektit të gazit amerikan.

Hoti iu dha të drejtë disa analistëve dhe disa mediave se “refuzimi i gazit amerikan buron nga një agjendë e mbrapshtë antiamerikane”.

“Përgëzoj analistët e shumtë dhe mediat, të cilët po e sqarojnë në mënyrë profesionale dhe të pavarur se refuzimi i gazit amerikan nuk mbështetet në asnjë argument ekonomik, por në thelb buron nga një agjendë e mbrapshtë antiamerikane”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Besoj është e qartë për të gjithë se ndjekja e agjendave antiamerikane e minon qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike të Kosovës. Dihet se kujt i intereson kjo agjendë”, shtoi ai.

Komento: