Hoti: Serbia përmes kushtëzimit nga BE-ja do t’i dorëzojë informacionet që ka për të zhdu*kurit

19:08 | 18 December 2024
hoti:-serbia-permes-kushtezimit-nga-be-ja-do-t’i-dorezoje-informacionet-qe-ka-per-te-zhdu*kurit

Kosova dhe Serbia janë pajtuar të martën për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar nga Kosova për të Pagjeturit, Andin Hoti ka thënë se është një hap i rëndësishëm dhe se Serbia përmes kushtëzimit nga Bashkimi Evropian do t’i dorëzojë informacionet që posedon.

Ai tutje, tha se mbledhja e këtij komisioni do të mbahet brenda muaji dhe do të kryesohet nga BE.

“Me qenë se është çështje komplet humane, unë besoj që Bashkimi Evropian mundet pak me direkt, pak ma në mënyrë më të fuqishme me ndërhy në këtë pjesë. Brenda një muaji do të mbahet mbledhja e parë ku do të kryesohet nga BE këtë komision të përbashkët… Unë e besoj që nuk zbatohet prej Serbisë. Kjo si shqetësim do të ngritët në nivele hierarkike…dhe me pas do të raportohet të 27 vendet anëtarë të Be-së. Unë mendoj që përmes kushtëzimit, Serbia do t’i dorëzojë informacionet që i ka”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Tutje, ai tha se kërkim falja nga Serbia nuk është e mjaftueshme për krimet që ka bërë.

“Pa pranim të krimit të Serbisë unë nuk mendojë që ndonjëherë në këtë botë do të kemi normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Jo vetëm pranim, pagim të krimeve që i ka bërë, pa i kompensu anën materiale të krimeve sepse ana njerëzore nuk kompensohet, pa kërku falje….”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Komento: