Hoti shpreh ngushëllime për policin e vrarë

17:27 | 19 Shkurt 2022

Mbrëmë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë.

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë, Lirim Haxholli.

Hoti ka thënë se kjo është ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë dhe ka kërkuar që rrethanat e ngjarjes të zbardhen sa më parë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit policor Lirim Haxholli dhe kolegët e tij në polici. Ngjarje e rëndë dhe e dhimdshme për familjen, të afërmit, bashkëpunëtorët. Rrethanat e ngjarjes duhet të zbardhen sa më parë”, ka shkruar ai.

Komento: