Hoti: Si mund të avancojnë planin e transformimit të FSK-së në ushtri nëse nuk arrijnë të menaxhojnë furnizimin me ushqim

12:55 | 11 October 2024
hoti:-si-mund-te-avancojne-planin-e-transformimit-te-fsk-se-ne-ushtri-nese-nuk-arrijne-te-menaxhojne-furnizimin-me-ushqim


Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që u publikua në media ku Komandanti i FSK’së ngrit shqetësime rreth furnizimit me ushqim për kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Hoti ka ngritur dyshime se si mund kjo Qeveri të avancojnë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri sipas standarteve të NATO-s, nëse nuk arrijnë të menaxhojnë çështje teknike e logjistike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së.

“Si mund të jemi të sigurtë se kjo mazhorancë mund të avancojnë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri sipas standarteve të NATO-s, nëse nuk arrijnë të menaxhojnë çështje teknike e logjistike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së? Deklarimi i sotëm në media, ku Komandanti i FSK-së ngrit shqetësimet e tij tek Ministri dhe Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, është tepër shqetësues”, ka shkruar Hoti.

 

Komento: