Hoti takohet me Lajçakun

10:03 | 02 Mars 2021

Kryeministri në detyrë takohet me Lajçakun.

Ka nisur takimi i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të jetë i mbyllur për media.

Lajçak sot takoi presidenten në detyrë, Vjosa Osmani teksa mbrëmë ka takuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas vizitës në Kosovë i njejti do të vizitojë edhe Serbinë..

Komento: