Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avudllah Hoti ka thënë se propozimet e partisë që ai i përket janë refuzuar, por jo për faktin që nuk janë adekuate, por se janë nga LDK.
Në një postim në Facebook, Hoti thotë se duhet hequr TVSH-ja nga produktet bazike e të ulet çdo barrë tatimore, dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin.
“Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, shkruan mes tjerash Hoti.
Postimi i plotë:
Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.
Nuk mund të vazhdojmë kështu.
Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin.
Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.
Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!