Hoti thotë se Kosova po e përmbyll vitin me shumë sfida e paqartësi

20:26 | 31 Dhjetor 2023
hoti-thote-se-kosova-po-e-permbyll-vitin-me-shume-sfida-e-paqartesi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar qytetarët për fillimin e vitit të ri 2024.

Por ai në një postim në Facebook tha se këtë vit Kosova po e përmbyll me shumë sfida e paqartësi.

“Po e përmbyllim një vit me shumë sfida dhe paqartësi. Uroj që viti i ri të jetë më i mirë për Kosovën. Uroj të arrijmë të gjejmë pajtimin dhe mençurinë për të rrugëtuar drejt një të ardhme të ndritur e të jetueshme për brezat e rinj”, ka shkruar Hoti.

Ish-kryeministri po ashtu uroi se ky vit të jetë një nisje e një kapitulli të ri për prosperitet, harmoni dhe dashuri për të gjithë shqiptarët.

Komento: