Avdullah Hoti reagon pas skandalit Haradinaj -Pacolli për ndalesat ndaj zyrtarëve serbë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka kritikuar sërish Qeverinë Haradinaj. Ka thënë se kjo Qeveri është pa zot shtëpie. Sipas Hotit, ministrat nuk e konsultojnë Haradinajn për vendimet që marrin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për një kryeministër, pasi që sipas tij Qeveria aktualisht nuk ka zot shtëpie.
Ai ka folur edhe për vendimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë, duke thënë se ky vendim është marrë pa u konsultuar me Kryeministrin Haradinaj.
Sipas Hotit, ministrat nuk e konsultojnë Haradinajn për vendimet që marrin.
“Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn. Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin”, ka shkruar Hoti.