Hoti thotë se Kosova vuan nga sundimi i treshes Thaçi-Haradinaj-Veseli – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hoti thotë se Kosova vuan nga sundimi i treshes Thaçi-Haradinaj-Veseli

11:17 | 20 Maj 2019

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së, deklaroi se iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për kri met e Serbisë në Kosovë, nuk është bërë siç duhet.

Hoti tha se ka pasur nevojë për një koordinim të Veselit me të gjitha grupet parlamentare lidhur me këtë iniciativë.

Kryeparlamentari gjatë seancës e kundërshtoi Hotin duke thënë se sot i kishte ftuar kryetarët e të gjitha grupeve parlamentare, por se ky i fundit nuk ishte prezent.

Avdullah Hoti në deklarimin e tij në Kuvend hodhi dyshime lidhur me qëllimin e iniciativës së Veselit.

“Sot shteti i Kosovës vuan nga sundimi i treshes Thaçi-Haradinaj-Veseli”.

“Është e vërtet që këto krime kanë ndodhur, por po përdoren për përfitime politike”.

Hoti gjithashtu komentoi edhe publikimin e fotografisë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, duke thënë se veprimi saj shkaktoi shumë dëme – në veçanti duke e dëmtuar dëshminë në Kongresin Amerikan për rastet e dhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Komento: