Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Por sipas tij, sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu, siç thotë ai, frika vjen nga mungesa e besimit në lidershipin e Kosovës, përcjell ORAinfo.
Ky është postimi i plotë:
Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Por, sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu. Jo frikë nga partnerët tanë, sepse ata e kanë bërë të qartë se Kosova vendos vetë se çfarë marrëveshje do të nënshkruajë.
Por, frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues. /ORAinfo/