Hoti thotë se të hënën formalizohet njohja nga Izraeli

16:27 | 29 January 2021

Të hënën fomalizohet njohja nga Izraeli, thotë Avdullah Hoti.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se Republika e Kosovës të hënën formalizojë marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit.

Hoti ka thënë se njohja nga Izraeli edhe nga Zyra Ovale më 4 shtator pas zotimeve të firmosura me marrëveshjen e Uashingtonit.

“Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve. Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Ëashingtonit”, ka shkruar Hoti.

Komento: