Hoti tregon cila marrëveshje do të miratohet para shpërndares së Kuvendit

12:38 | 05 August 2019

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që me 22 gusht të shpërndahet Kuvendi.

Para se të shpërbëhet Kuvendit pritet të miratohet njëmarrëveshja ndërkombetare IPA.

Shefi i Grupit Paralmentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka konfirmuar se më datën 22 gusht, Kuvendi do të shpërndahet për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai thotë se paraprakisht u morën vesh që të mbajnë një seancë për të çuar përpara marrëveshjen ndërkombëtare IPA.

“Në mbledhjen e sotme të kryesisë u dakorduam të gjithë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe të përgatitet. U pajtuam që më datë 22 gusht në orën 10:oo të shpërbëhet Kuvendi dhe të ndiqen gjitha procedurat e rregullta sipas Kushtetutës, për ta çuar vendin nëzgjedhje. U dakorduam të mbajmë një seancë paraprakisht që të miratojmë marrëveshjen ndërkombëtare IPA”, ka thënë Hot. /ORAinfo/

Komento: