A e ka siguruar Kosova vaksinën, përgjigjet Kryeministri Hoti.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se Kosova qëndron para vendeve të rajonit për sigurimin e vaksinës anti-Covid.
Deri më tani janë tri vaksina të zbuluara dhe që pritet të marrin miratimin për përdorim botëror në luftën ndaj Covid-19.
“Qëndrojmë para shteteve të rajonit”, thotë Hoti për sigurimin e vaksinës.
“Momentalisht, përveç atyre 20% të vaksinave që na ka siguruar OBSH nuk kemi të siguruara tjera. Megjithatë po bëjmë të pamundurën që të kemi këto vaksina”, shtoi ai.