Hoti: Janë rritur çmimet e farës, urgjentisht të rriten subvencionet në bujqësi.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që urgjentisht të rrisë subvencionet në bujqësi.
Hoti ka thënë se subvencionet duhet të rriten për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi.
Ai ka thënë se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%.
“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, shkruan Hoti.