Hoti uron Baidenin: Të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë të përhershme me SHBA-të

19:47 | 07 Nëntor 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Joe Biden, pas zgjedhjes si President i SHBA-ve.

Hoti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se nga Administrata e ardhshme pret përforcim të miqësisë të, siç e konsideron ai, të përhershme të Kosovës dhe SHBA’së.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh urimet e mia Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris, për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pres që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku për njerëzit tanë dhe në shërbim të vlerave tona të përbashkëta”, ka deklaruar Hoti. /ORAinfo/

Komento: