Hoti vizitë në SHBA-ja, tregon çfarë bisedoi me anëtarët e Kongresit

18:08 | 15 Shtator 2022

Në SHBA është duke qëndruar Avdullah Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti është duke zhvilluar një vizitë në SHBA.

Hoti ka njoftuar se me anëtarët e Kongresit të SHBA-së ka diskutaur për sfidat nëpër të cilat po kalon gjithë bota.

“Miqësi e përhershme me SHBA-në.Diskutim me anëtarë të Kongresit të SHBA-së dhe deputetët e rajonit për sfidat nëpër të cilat po kalon e gjithë bota demokratike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Komento: