Hoti zhvillon takim me zyrtarët e DFC-së, mësohet se ҫfarë u diskutua – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hoti zhvillon takim me zyrtarët e DFC-së, mësohet se ҫfarë u diskutua

19:00 | 24 Shtator 2020

Hoti takon zyrtarët e DFC-së, flasin për autostrada, hekurudha dhe sektorin e energjisë.

Kryeministri i Qeverisë, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Korporatës Financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC-së), Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanovic, bashkë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilët ka diskuar për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjatë këtij takimi, diskutimi u përqendrua në fusha të veçanta, respektivisht në projektet kapitale, si: autostrada, hekurudha dhe energjia”, ka thënë Hoti.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit ka falendëruar partnerët amerikanë për kontributin e tyre të vazhdueshëm, duke marrë shkas edhe nga efikasiteti i tyre i jashtëzakonshëm për jetësimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike në mes dy vendeve.

Komento: