Duket se Hoti nuk s’do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministër.
Nëse eventualisht ka mbajtur shpresë se Lidhja Demokratike e Kosovës sërish do ta nominojë për kryeministër, Avdullah Hoti do të dëshpërohet.
Ai nuk do ta ketë mundësinë që t’i prijë LDK-së në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen pas dy muajsh, pasi që emri i tij nuk ndodhet në listën e Isa Mustafës si kandidat për kryeministër.
Burime të lajmit thonë se Isa Mustafa i ka rënë vijë të kuqe Avdullah Hotit për postin e kryeministrit.
Ai ishte nominuar nga LDK në zgjedhjet e kaluara si kryeministër, por kishin dështuar për ta marrë pushtetin, pasi që kishin pësuar humbje.
Gjatë këtij mandati, Hoti nuk është shquar për ndonjë aktivitet të fuqishëm politik si Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.
Me deklarimet e tij të ashpra kundër ndarjes së Kosovës, ai ia kishte dalë ta fitonte nofkën “Komandant Dulla”, një përqeshje kjo që ia bënin partitë tjera atij.
Pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së, të shtunën, Isa Mustafa pritet të dalë me një emër që do t’ia besojë garën për kryeministër të Kosovës.
Për këtë rol janë përfolur emrat e Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit.
Mustafa ka shkruar sot në faqen e tij në Facebook se Kuvendi Zgjedhor i LDK-së i bashkoi të gjitha gjeneratat dhe ashtu do të hyjnë në zgjedhje.