
Për deklarata e Kurtit ka deklaruar, Avdullah Hoti.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti për
mundësinë e nisjes së luftës në Kosovë, deklaratë kjo që Kurti po e ripërsërit tash e disa herë.
Sipas tij, Kurti po e përmend luftën ngase do që ta mbulojë dështimin në qeverisje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.
Hoti ka thënë se asnjë qeveri në rajon as nuk guxon ta mendojë mundësinë për luftë, krejt kjo ngase ndikimi i NATO’s vërehet në çdo shtet të Ballkanit.
“Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendoj të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s”.
Deputeti i LDK’së konsideron se e vetmja gjë që pritet të ndodh është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik.