Hovenier bën thirrje për drejtësi për gazetarët që kërcënohen e sulmohen në Kosovë

11:15 | 02 Nëntor 2023
hovenier-ben-thirrje-per-drejtesi-per-gazetaret-qe-kercenohen-e-sulmohen-ne-kosove

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, tha se SHBA thirr për drejtësi për gazetarët që sulmohen e kërcënohen në Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, SHBA-ja përsërit thirrjet e saj për drejtësi për gazetarët që kërcënohen ose sulmohen në Kosovë dhe në mbarë globin”, ka shkruar Hovenier në X.

Ai tha se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokraci të shëndetshme.

“SHBA mbron lirinë, pavarësinë dhe sigurinë e medias dhe pret përgjegjësi për ata që kërcënojnë ose sulmojnë gazetarët”.

Komento: