Hovenier dënon sulmin në Shtërpcë

13:51 | 07 January 2023

Hovenier pjesëmarrës në liturgjinë e Krishtlindjes në Graçanicë, dënon sulmin në Shtërpcë.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në liturgjinë e Krishtlindjes ortodokse të mbajtur në Manastirin e Graçanicës.

“Është nder për mua që peshkopi Teodosije më ftoi për ta përcjellë meshën e mëngjesit që është një traditë shekullore”, është shprehur Hovenier.

Ai që aty e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj dy të rinjve në Shtërpcë.

“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’u përgjigjur për atë që ngjau dje në Shtërpcë, për çfarë në emër të Shteteve të Bashkuara them se jemi të shokuar të gjithë dhe e dënojmë atë. Jemi falënderues ndaj autoriteteve që vepruan shpejt për ta arrestuar të dyshuarin”.,

“S’kam asgjë për të shtuar përveç asaj që qeveria e ka thënë se është pjesëtar i FSK-së deh që do të veprojnë sipas procedurave”.

Komento: