Hovenier dhe Hill në Zagreb bashkë me ambasadorët tjerë të SHBA-së në rajon

16:50 | 26 Shtator 2024
hovenier-dhe-hill-ne-zagreb-bashke-me-ambasadoret-tjere-te-shba-se-ne-rajon

Ambasada e SHBA-së në Zagreb ka bërë të ditur se në Kroaci do të mbahet konferenca rajonale e Shefave të Misioneve të SHBA-së.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ambasadorët e SHBA në Tiranë, Sarajevë, Podgoricë, Shkup, Beograd dhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.

“Kënaqësi të mirëpres kolegët e mi të nderuar nga Shqipëria, BeH, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në Zagreb për konferencën rajonale të Shefave të Misioneve. Në pritje të diskutimeve produktive në Ambasadën e Kroacisë”, thuhet në njoftim./Express/

Komento: