Hovenier e Osmani bashkë me ushtarët amerikanë festuan Ditën e Falënderimeve

14:07 | 29 Nëntor 2024
hovenier-e-osmani-bashke-me-ushtaret-amerikane-festuan-diten-e-falenderimeve

Ambasadori  amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka festuar këtë vit Ditën e Falënderimeve me ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë.

Gjatë festës, ai ishte i shoqëruar edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hovenier ka shprehur falënderimet e tij për ushtarët amerikanë që kontribuojnë për një Kosovë të sigurt dhe të qetë, duke shërbyer larg familjeve të tyre.

Ai theksoi se ndihet i nderuar që festoi këtë ditë speciale së bashku me ata që po bëjnë një diferencë të madhe në ruajtjen e paqes.

“Jam thellësisht falënderues për ushtarët tanë që shërbejnë larg familjeve të tyre dhe kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë të sigurt. Gëzuar Ditën e Falënderimeve!” shkruan Hovenier.

Komento: