Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Lituanisë, në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” në “Fadil Vokrri” triumfuan dje minimalisht me rezultat 1:0, me golin e Muharrem Jasharit.
Ky i fundit u ndëshkua me të kuq në fundin e pjesës së parë, duke lënë skuadrën me një futbollist më pak.
Por, pavarësisht kësaj skuadra e drejtuar nga Franco Foda, luftoi në maksimum në fushë dhe mori pikët e plota.
Kosova e mbyll garën në Ligën e Kombeve me katër fitore, 12 pikë.
Kombëtarja është në pritje të UEFA-s, gjegjësisht vendimit të saj për ndeshjen ndaj Rumanisë.
Si shkak i thirrjeve raciste, futbollistët lëshuan fushën.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i këtij vendimi.
Ndërkaq, ndeshjet e playoffit do të luhen në muajin mars të 2025-tës.
Kundërshtarin e tyre “Dardanët” do ta mësojnë më 22 nëntor.
Në rast të fitores atëherë Kosova do të kalojë në Ligën B të kësaj gare.