
Ambasadori Hovenier i falenderon Osmanin e Kurtin për pjesëmarrjen në funeralin e Albright.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për pjesëmarrjen në ceremoninë e funeralit të ish-sekretares Madeleine Albright dje në Washington.
Hovenier ka shkruar se ndihet i nderuar me homazhet që Osmani e Kurti bënë për Albright dhe kontributet e saja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës raporton Gazeta Express.
“I nderuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti për prezencën e tyre në funeralin e djeshëm dhe homazhet që bënë për Madeleine Albright dhe kontributet e saj të shumta për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.