Hovenier mirënjohës ndaj Osmanit dhe zyrtarëve të partive për shtyrjen e zgjedhjeve në veri

20:17 | 10 Dhjetor 2022

Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani për të shtyrë zgjedhjet në veri.

Ambasadori përmes një postimi në Twitter në lidhje me këtë ka falënderuar Osmanin dhe zyrtarët e partive politike.

Ai në postimin e tij ka thënë se, Osmani dhe liderët politikë, kanë treguar lidership dhe angazhim konstruktiv.

“Falënderoj Presidenten Vjosa Osmani dhe zyrtarët e partive politike për lidershipin dhe angazhimin e tyre konstruktiv në shtyrjen e zgjedhjeve të ardhshme në katër komunat veriore të Kosovës”, ka thënë Hovenier.

Komento: