Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka nderuar “tre kolegë të jashtëzakonshëm” të ambasadës amerikane në Kosovë derisa ata po dalin në pension.
Hovenier tha se mbështetja e tyre ka qenë kyçe për avancimin e misionit amerikan në vend.
“Përkushtimi dhe mbështetja e tyre e palëkundur kanë qenë jetike për avancimin e misionit të SHBA-së në Kosovë. I falënderojme për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese në të ardhmen!”.