Hovenier për Donjeta Sadikun: Edhe një shembull i shkëlqyeshëm i atleteve të zonja të Kosovës

16:33 | 11 Mars 2024
hovenier-per-donjeta-sadikun:-edhe-nje-shembull-i-shkelqyeshem-i-atleteve-te-zonja-te-kosoves

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka përgëzuar boksieren Donjeta Sadiku pasi kjo e fundit javën e kaluar siguroi pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Parisit më 2024 pasi mposhti në gjysmë finalen e turneut kualifikues italianen Alessia Mesiano.

Hovenier ka shkruar në rrjetin X për përkushtimin dhe punën e sportistes Sadiku duke thënë se ajo është shembull për t’u ndjekur dhe dëshmi e arritjeve të grave në sport.

“Edhe një shembull i shkëlqyeshëm i atleteve të zonja të Kosovës! Përgëzime Donjetës për këtë arritje të jashtëzakonshme. Puna e jote e palodhshme dhe përkushtimi shërbejnë si frymëzim për vajzat dhe gratë kosovare sportiste.”

Komento: