Hovenier për dorëheqjen e 3 serbëve nga Policia e Kosovës; Po e vëzhgojmë nga afër situatën

15:28 | 17 Gusht 2023
hovenier-per-doreheqjen-e-3-serbeve-nga-policia-e-kosoves;-po-e-vezhgojme-nga-afer-situaten

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA-ja ndan plotësisht të njëjtat shqetësime sikurse Bashkimi Evropian lidhur me dorëheqjen e 3 pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për një forcë policore të Kosovës që është multi-etnike.

“Siç kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovës dhe policët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë nga intimidimi”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Ai ka thënë se janë duke e përcjellë këtë situatë nga afër.

Lidhur me dorëheqjen e 3 policëve të sapozgjedhur të nacionalitet serb ka reaguar edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

https://frontonline.net/doreheqja-e-tre-policeve-te-rinj-serbe-reagon-shefi-i-eulex-it/

Komento: