Hovenier për gjeneralin Clark: Vazhdon të jetë avokat dhe simbol i përkrahjes së SHBA-së për popullin e Kosovës

17:38 | 14 November 2024
hovenier-per-gjeneralin-clark:-vazhdon-te-jete-avokat-dhe-simbol-i-perkrahjes-se-shba-se-per-popullin-e-kosoves

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, është takuar sot me gjeneralin amerikan në pension, Wesley Clark. Hovenier ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi të takohesh me Clark, i cili ka bërë shumë për të thelluar lidhjet mes SHBA-së dhe Kosovës.

Hovenier ka thënë se Clark vazhdon të jetë avokati dhe simboli i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës.

“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me gjeneralin në pension Wesley Clark, i cili ka bërë kaq shumë për të thelluar lidhjet e forta ndërmjet SHBA dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë një avokat dhe simbol i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Komento: