Hovenier për zgjedhjet serbe: Kosova i përcakton vet kushtet për votimet e shteteve tjera brenda territorit të saj

11:22 | 06 Dhjetor 2023
hovenier-per-zgjedhjet-serbe:-kosova-i-percakton-vet-kushtet-per-votimet-e-shteteve-tjera-brenda-territorit-te-saj

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-të nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Megjithatë ai për Klan Kosovën u shpreh se, ndonëse kjo çështje ëshë ngritur për herë të parë në 2022, Kosova – si shtet i pavarur dhe sovran, ka të drejtë vet t’i përcaktojë kushtet për zgjedhjet e shteteve të tjera që mbahen në territorin e saj.

”Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë”.

”SHBA-ja beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike”.

”Pra, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”.

Komento: