Hovenier pret në takim studentët bursistë të programit për studime në SHBA

13:04 | 29 Gusht 2024
hovenier-pret-ne-takim-studentet-bursiste-te-programit-per-studime-ne-shba

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka pritur në zyrat e ambasadës në Prishtinë studentët vendor të cilët do të nisin rrugëtimin e tyre akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata do të përjetojnë këtë eksperiencë falë Programit të Shkëmbimit dhe Studimit të Rinisë Kennedy-Lugar (YES), e cila tash e sa vite u ofron këtë mundësi studentëve kosovarë.

“I lumtur që një grup i ri studentësh kosovarë filluan udhëtimin e tyre në SHBA përmes Programit të Shkëmbimit dhe Studimit të Rinisë Kennedy-Lugar (YES). Mezi presim të dëgjojmë për përvojat e tyre dhe se si kjo mundësi do të formësojë të ardhmen e tyre. Faleminderit familjeve pritëse për mbështetjen tuaj të pabesueshme”, ka shkruar ai në X.

 

Komento: