Hovenier: SHBA është e përkushtuar ndaj rolit të NATO-s në Kosovë

18:33 | 07 Korrik 2022

Ambasadori amerikan: SHBA është e përkushtuar ndaj rolit të NATO-s në Kosovë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier, është takuar me Julianne Smith, ambasadore e SHBA-ve në NATO.

Kështu ka njoftuar vetë Hovenier, përmes një postimi në Twitter, në të cilin ka shtuar se ky takim ka ndodhur gjatë vizitës që Këshilli i Atlantikut të Veriut pati në Kosovë, shkruan lajmi.

Tutje, ai shton se SHBA-të së bashku me KFOR-in janë të përkushtuara për promovimin e sigurisë dhe garantimit të stabilitetit për të gjithë njerëzit e Kosovës, por edhe rajonit.

“E lumtur që takova kolegen time Ambasadoren Julie Smith gjatë vizitës së Këshillit të Atlantikut të Veriut në Kosovë. SHBA-të janë të përkushtuara ndaj rolit të domosdoshëm të NATO-KFOR-it në promovimin e sigurisë dhe garantimit të stabilitetit për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe për rajonin”, ka thënë Hovenier.

Përndryshe, sot gjatë ditës në Kosovë ka qëndruar një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s.

Ky delegacion është kryesuar nga Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana.

Gjatë vizitës siç është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga NATO, Geoana është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Komento: