Hovenier: ShBA mendon që ka ardh koha që të ecët përpara me Asociacionin

12:32 | 01 Shkurt 2023

Ambasadori amerikan, Hovenier: ShBA mendon që ka ardh koha që të ecët përpara me Asociacionin.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier të mërkurën ka thënë se është koha që të ecët përpara me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu deklaroi ambasadori Hovenier sot gjatë një vizite që ia ka bërë kryetari të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

“Dy orë pas takimit e kam dhënë një deklaratë për shtyp, dhe aty e kam shprehur dhe këndvështrimin tonë se si ka shkuar takimi i djeshëm. Mendoj që ka qenë një mundësi e rëndësishme për një shkëmbim të plotë të ideve. ShBA mendon që tani ka ardhur koha Qeveria e Kosovës që të ecët përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk duhet të jetë republikë serbe dhe jo me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ambasadori amerikan në Gjakovë.

Ndërsa, kryetari Gjini tha se Gjakova e Kosova e gëzojnë mbështetjen e Amerikës.

“Gjakova po edhe e gjithë Kosova e ka gëzuar një mbështetje të jashtëzakonshme që pak popuj në botë e kanë gëzu prej SHB-së, që prej kohës së luftës e menjëherë pas luftës kur e kemi rindërtu gjithë qytetin e djegur e kemi bërë me ndihmën e SHBA-së”, ka thënë Gjini.

Ndryshe, të martën në Ambasadën amerikane në Prishtinë u mbajt një takim në të cilën u diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nikoqiri i takimit, ambasadori Jeffrey Hovenier theksoi se nuk mbështesin asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 e as që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumetnik dhe institucionet demokratike të Kosovës.

Komento: