Hovenier: Situata në veri shqetësusese, kryetarët të hyjnë në institucione pa përdorimin e forcës

11:43 | 29 Maj 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka biseduar për gjendjen e ditëve të fundit në komunave veriore.

Para gazetarëve, Hovenier ka thënë se së bashku me shefin e zyres së BE-së, Tomas Szunyognë kanë ftuar në takim edhe katër kryetarët e komunave në veri, por siç tha ai vetëm dy prej tyre i janë përgjigjur ftesës dhe kanë diskutuar për shqetësimet lidhur me situatën.

“Sapo u takova me presidenten Osmani dhe diskutuam për situatën në veri dhe shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin. Me ambasadorin Szunyog i kemi ftuar edhe katër kryetarët e komunave veriore, vetëm dy na janë bashkuar, ai i Zveçanit dhe Zubin Potokut. Edhe me ta diskutuam për shqetësimet lidhur me situatën”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan theksoi se ShBA dhe vendet e QUINT-it e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës.

Ai tha se edhe me dy kryetarët, atë të Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë diskutuar lidhur me detyrën e tyre, që t’u shërbejnë qytetarëve pa pasur nevojë për forcë.

“Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”, tha amabasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Komento: