
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka takuar sot ministrin e ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Hovenier shkroi se mezi pret që të ketë bashkëpunim dhe partneritet të ngrushtë edhe me ministrin e ri të Mbrojtjes dhe theksoi tranzicionin 10-vjeçar të FSK-së.
“Kënaqësi që sot pasdite takohem me ministrin e ri të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë, veçanërisht në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, shkroi Hovenier.
Ejup Maqedonci më 8 gusht e mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes, pasi po atë ditë Armend Mehaj dha dorëheqje për arsye familjare.
Pleasure to meet new Minister of Defense Ejup Maqedonci this afternoon. I look forward to continuing our close cooperation and partnership, especially in support of the KSF’s 10 year transition into a multi-ethnic, professional, NATO-interoperable territorial defense force. pic.twitter.com/tDMK7r1Xzt
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 21, 2023