Hovenier takohet me shtetasit e SHBA’së që jetojnë në Kosovë

11:17 | 01 Tetor 2023
hovenier-takohet-me-shtetasit-e-shba’se-qe-jetojne-ne-kosove

Ambasadori amerikan Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë, janë takuar me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Ambasadës së SHBA’së në Kosovë në platformën “X”.

“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë. Ekipi ishte i interesuar të dëgjojë për përvojat e juaja dhe ndau më shumë informata se si ambasada punon për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit për të gjithë që morën pjesë”, thuhet në postimin në “X”.

Komento: