Hovenier takon përfaqësuesit politik serb të Kosovës, ja çka u diskutua

16:30 | 22 Gusht 2023
hovenier-takon-perfaqesuesit-politik-serb-te-kosoves,-ja-cka-u-diskutua

Ambasadori i SHBA-ve me mision në Kosovë, Jeffery Hovenier është takuar me disa nga përfaqësuesit politik serb në vend.

Ai ka thënë se kanë diskutuar për çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre.

“Pata rastin të pres sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka thënë Hovenier.

Komento: