Hovenier te Osmani, temë anëtarësimi në KiE, zgjedhjet në Veri dhe çështje tjera bilaterale

15:03 | 04 Prill 2024
hovenier-te-osmani,-teme-anetaresimi-ne-kie,-zgjedhjet-ne-veri-dhe-ceshtje-tjera-bilaterale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Siç njoftoi Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasdaori Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.

Komento: