Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

11:08 | 22 October 2024
hovenier-tregon-se-ne-takimet-e-o’brien-me-qeveritaret-pati-biseda-te-rendesishme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në takimin e Ndihmës Sekretari Smerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ka pasur biseda të rëndësishme.

Nëpërmjet një postimi në “X” ku Hovenier ndau edhe fotografi të takimit të djeshëm, tha se gjatë takimit u fol për rritjen e paqes dhe prosperitetit, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie.

“Faleminderit Ndihmës Sekretarit Amerikan, O’Brien, për vizitën e tij në Kosovë. Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe evropian”, shkroi ambasadori, njofton Klankosova.tv.

 

 

Komento: