Hovenieri i shkon në qeveri Bislimit, pas takimit do të ketë adresim për media

10:33 | 20 Mars 2024
hovenieri-i-shkon-ne-qeveri-bislimit,-pas-takimit-do-te-kete-adresim-per-media

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të takohet sot me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.

Pas takimit, Hovenier do të ketë një adresim për media rreth orës 11:40 përpara ndërtesës së qeverisë, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Takimi i Hovenierit me Bislimin vjen një ditë pas takimit që ky i fundit e pati në Bruksel dje me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Komento: