Pas takimit me kryetarët e veriut, Hovenieri i shkon në zyre Osmanit.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfundur takimin në Zyrën e BE-së në Prishtinë.
Aty ai ka pritur kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës.
Prezent në këtë takim kanë qenë dy kryetarët të cilët janë nga radhët e PDK-së .
Izmir Zeqir nga Zubin Potoku dhe Ilir Peci nga Zveçani kanë qenë në takim, ndërkohë që kryetari i Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk kanë ardhur.
Ende nuk dihet se çfare është diskutuar në këtë takim si dhe dy kryetarët ende nuk kanë dalu nga zyrat e BE-së
Pas përfundimit të këtij takimi Jeffrey Hovenier ka vazhduar drejt zyrës së Presidencës.