Hovernier uron Ramazanin: Ky muaj t’ju sjellë paqe dhe begati

12:33 | 10 Mars 2024
hovernier-uron-ramazanin:-ky-muaj-t’ju-sjelle-paqe-dhe-begati

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Hovenier uroi që ky muaj ” të sjellë dritë, paqe dhe begati”.

“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, shkroi ai në X.

Komento: