Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet ka rënë teposhtë

19:38 | 20 Nëntor 2024
hoxha:-cilesia-e-jetes-tone,-me-levizjen-vetevendosje-ne-pushtet-ka-rene-teposhte

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se kualiteti i jetës nuk është më i mirë se para 3-4 vitesh.

Ajo tha se cilësia e jetës, me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, siç u shpreh ajo, ka shkuar duke ka rënë poshtë, përcjell Klankosova.tv.

“Ne të gjithë mund të flasim që kualiteti i jetës nuk është më i mirë se para 3-4 vitesh. Më vjen keq, unë e di që mund të ketë faktor të ndryshëm, por qeveritë janë aty për të dhënë përgjigje për dinamikat që mund të vijnë”.

“Unë flas parimisht, cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, ka shkuar duke rënë teposhtë. Argumentet se është krizë, është lufta në Ukrainë, kanë mundur të jenë argumente të në fillim të mandatit, nuk mund të jenë argumente në fund të mandatit”, është shprehur Hoxha.

Komento: