Hoxha: Gjatë 2023-ës siguria në veri ka qenë e brishtë dhe e cenueshme

12:44 | 28 Dhjetor 2023
hoxha:-gjate-2023-es-siguria-ne-veri-ka-qene-e-brishte-dhe-e-cenueshme

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë sot se situata e sigurisë  në Kosovë gjatë vitit 2023 ka qenë përgjithësisht e qetë.

Ndërkaq shtoi se në pjesën veriore të vendit siguria ka qenë e cenuar dhe e brishtë pas sulmeve të vazhdueshme nga serbët.

“Mund të vlerësojë që situata e sigurisë gjatë vitit 2023 ka qenë përgjithësisht e qetë, përveç në pjesën veriore të Kosovës ku rendi dhe siguruaka qenë e cenuar dhe ka qenë e brishtë nga sulmet, kërcënimet e grupeve kriminale, terroriste në atë pjesë që kanë qenë të motivuara nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai përmendi protestat dhe sulmet e dhunshme të serbëve në veri, sulmi ndaj Policisë së Kosovës nga serbët në komunat veriore, sulmin në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe kidnapimi I tre policëve nga Serbia.

Hoxha përmendi edhe rastin e djegieve të veturave të qytetarëve që po i kthenin targat në RKS.

Komento: