Hoxha: Grupi terrorist në Banjskë ishte i financuar mirë, është e mundur që të ndërhyjnë edhe grupe të tjera kriminale

19:03 | 27 Shtator 2023
hoxha:-grupi-terrorist-ne-banjske-ishte-i-financuar-mire,-eshte-e-mundur-qe-te-nderhyjne-edhe-grupe-te-tjera-kriminale


Arsenal armësh është konfiskuar në aksionin policorë pas sulmit që ndodhi në Banjskë të Zvecanit.

Ish -zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha tha që tregon se është grup i financuar mirë.

“Sasia e tillë e armatimit të sekuestruar nga Policia e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat të tjerë të sigurisë, e konfirmon faktin që nuk është një grup spontan dhe nuk ka qenë një grup spontan, pra është një grup i mirë organizuar, i mirë financuar dhe i mirë trajnuar nga strukturat profesioniste, dhe kjo u konfirmua edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai për Front Online.

Hyrja e këtyre armëve brenda shtetit të Kosovës, Hoxha thotë që është e mundur për shkak të vijës së gjatë kufitare që Kosova e ka me Serbinë.

Ai nuk përjashton mundësinë të ndërhyjnë grupe të tjera kriminale.

“Por që duke pasë parasysh specifikat e rajonit të asaj pjese, dhe vijën e gjatë kufitare, hyrja e sasive të ndryshme të armatimit fatkeqësisht është e mundur dhe po besoj që është ende është e mundur që të infiltrohen dhe të ndërhyjnë edhe grupe të tjera kriminale brenda Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Republika e Kosovës e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi serbët e Kosovës.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e fajtorëve me drejtësi.

Komento: