Liberalizimi i vizave mbetet sfidë për Kosovë.
Me rastin e deklarimit të euro deputetit Lukas Mandl se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ministrja e Integrimit Evropian, e ka vlerësuar se “është e rëndësishme që puna jonë në përmbushjen e kritereve të merr vlerësimin e merituar”.
“Republika e Kosovës ka pasur shumë kritere komplekse të përmbush për të fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Këto kritere janë përmbushur. Parlamenti Evropian ka miratuar tashmë regjimin pa viza për kosovarët me një shumicë të madhe votash. Tani është në duart e shteteve anëtare, ata duhet vendosur”, ka theksuar euro deputeti Mandl.
Ja postimi i Ministres Hoxha, në rrjetin social:
“E falënderojmë Z. Lukas Mandl, anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën, nga Austria, për deklaratën e tij parimore rreth përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave.
Është e rëndësishme që puna jonë në përmbushjen e kritereve të merr vlerësimin e merituar.
Faleminderit Z. Lukas Mandl!”